Buka e Pashkes pregatitet mengjesin e Pashkes ne pothuajse çdo familje te krishtere dhe duke qene se ka nje shije as te embel as te kripur, konsumohet per mengjes lyer me pak reçel ose edhe me djath te bardhe. Mund ti jepet forma nga me te ndryshmet, qe nga gersheti e deri tek forma klasike e gjevrekut. E vetmja gje me te cilen duhet te beni kujdes, eshte ngjyruesi qe do te ngjyrosni vezet e Pashkes; duhet te jete patjeter ushqimor!
Perberesit
- 1/2kg miell 00
- 5 veze
- 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale
- 100ml qumesht
- 150gr sheqer
- 30gr maja birre
- 3 veze te ngjyrosura Pashke
Fillimisht, shkrijme majane e birres ne pak uje te ngrohte duke shtuar me pas edhe qumeshtin e vaket. Shtojme nje luge te vogel sheqer, gjysmen e miellit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje perberje homogjene. Ne kete moment, brumi rezulton pak ngjites ne duar, por nuk eshte problem! E leme te vije te gjithe masen ne nje ambjent te ngrohte larg korrenteve te ajrit (psh ne furren e fikur) per rreth 2 ore, apo derisa te dyfishoje vellimin e saj.
Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet me pjesen e mbetur te sheqerit, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe gjysmen tjeter te miellit.
Pasi te kene kaluar dy ore dhe brumi te jete fryre, e bashkojme me brumin e mesiperm me veze duke i perziere sa me mire me njeri tjetrin ne menyre qe te formohet nje mase e vetme e cila duhet te rezultoje elastike dhe jo shume e holle (ne kete rast, shtojme edhe pak miell). E vendosim serisht per tu fryre edhe per 2 ore te tjera.
Pasi ka kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne dy pjese duke formuar dy rripa te gjate te cilet i gershetojme midis tyre. Vendosim ne mes vezet e kuqe te ziera, e transferojme ne taven ku do ta gatuajme te lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe e leme te vije edhe per 1 ore tjeter. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.