Paqartësi mbi situatën e Gonzalo Higuain në shtëpinë e Juventus. Sulmuesi argjentinas, i kthyer në vendlindje me lejen e klubit në 19 mars, për të qendruar pranë të ëmës së sëmurë e për të kaluar me familjen izolimin, la frikë nga koronavirus dhe e konsideron të rrezikshëm kthimin në Itali.
Pipita i ka kërkuar klubit të vlerësojë cdo mundësi për të shtyrë më tej rikthimin, apo edhe për të mos u kthyer fare. Juventus për momentin nuk ka dhënë asnjë komunikatë zyrtare, pret që të ketë sigurinë se stërvitjet do të rifillojnë në 4 maj, por në Continassa po përgatiten për rifillimin dhe kështu së shpejti do të mbërrijë edhe grumbullimi për Higuain.
Për momentin nuk ka asnjë tratativë mes klubit bardhezi e sulmuesit argjentinas, por nëse Higuain, pavarësisht grumbullimit, do të vendoste të mos kthehej, klubi do të aplikonte rregulloren e brendshme. Një cështje që mund të hedhë hije të tjerë mbi të ardhmen juventine të Pipita (kontrata e të cilit skadon në 2021 e peshon në bilancin e kampionëve të Italisë për 15 milionë euro), që ka oferta nga Katar e nga SHBA. Ndërkohë, në orët e ardhshme priten në Torino lojtarët e parë të huaj: Miralem Pjanic e Douglas Costa.