Duke nisur nga e hëna, një pjesë e re e bizneseve të mbyllura nga qeveria mund të rinisin veprimtarinë e tyre, duke respektuar masat e sigurisë.
Lista e plotë e aktiviteteve të hapura gjendet në faqen e-Albania, ku përfshihen të gjitha bizneset në fushën e bujqësisë, industrisë prodhuese dhe përpunuese, transportin e mallrave, tregtisë me shumicë dhe një pjesë të shërbimeve.
Tashmë me urdhrin e ri, do të lejohet të hapen fast-food-et dhe byrektoret, bizneset e riparimit të këpucëve, orëve, elektroshtëpiakeve; fotokopjet, por edhe të gjitha hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese si kampingjet; kinematë; kopshtet dhe çerdhet; si dhe organizmi i konferencave dhe panaireve.
Praktikisht me këtë udhëzim, pjesa më e madha e sipërmarrjeve janë të hapura, me përjashtim të kafeneve, restoranteve, klubeve të natës, dyqaneve të veshjeve dhe dentistëve.
Lejimi i veprimtarisë së tyre, i përjashton bizneset e rihapura nga përfitimi i pagës së luftës prej 26 mijë lekësh në muaj; dhe nga ana tjetër sërish nuk jep zgjidhje për ato biznese që kanë rënie të ndjeshme të aktivitetit për shkak të mungesës së klientelës, si agjencitë turistike, apo ndërprerjes së zinxhirit të veprimtarisë, si lejimi i laborantëve dentarë, por jo dentistëve, apo lejimi i shitjes së luleve me shumicë, por jo me pakicë.
Kliko për të parë listën e plotë
https://e-albania.al/PopupBizneset/Lista_e_aktiviteteve_te_hapura.pdf