Neymar pranë rinovimit me Psg

0

Merkato është ende larg e nuk është akoma e qartë në cfarë kushtesh mund të zhvillohet. Por telenovela Neymar vazhdon pa ndalesa. Kështu, ditë pas dite nga Spanja vijnë zërat për një rikthim të mundshëm ose një dorzimi nga ana e Barcelonës. Këtë herë është dicka tjetër, sepse France Football lajmëron se PSG ka ndërmend të luajë në mbrojtje përsëri, duke e ndërtuar strategjinë në blindimin e brazilianit, me të cilin ka në zhvillim tratativën për rinovimin. Kjo natyrisht nuk do të thotë se braziliani nuk është objektivi kryesor i katalanasve.

E përjavshmja franceze saktëson: “Nga ana e Psg, klubi është shumë më pak i disponueshëm të shesë në krahasim me verën e kaluar e opsioni i një rinovimi është në tavolinë. Ka patur disa takime pa arritur në një akord në princip mes palëve”. Nga këtu lind shpresa për Barcelonën që – si kujtoi dje për l’Equipe Emili Rousaud, një nga zëvendëspresidentet e shkarkuar nga presidenti Bartomeu – ruan interesin konkret për lojtarin: “Barcelona shpreso të rikthejë Neymar, por duhet analizuar nëse operacioni është i përshtatshëm me financat e klubit. Interesi është real, por situata komplekse. Janë tre palë të implikuara: Barça, Psg e lojtari. Nëse arrihet në një marrëveshje mund të gjendet akordi: një pagesë me këste për shembull. Gjithcka varet nga vullneti i secilit e vecanërisht nga kërkesat e Neymar”.

Kjo frazë e fundit lë të kuptohet se blaugrana shpresojnë në një reduktim të pagës prej 36 milionë euro të brazilianit. Jo rastësisht, nga Brazili, i ati menaxher i kampionit të Selecaos ka bërë të ditur përmes Instagram se i biri, edhe pse vendos në mënyrë autonome për karrierën e tij, ndihet i lumtur në Paris.

Artikulli i mëparshëmIndustria automotive, kompanitë shqiptare që montojnë pjesë për Benz, Fiat, Renault në kërcënimin e COVID-19
Artikulli i radhësEmrat më të suksesshëm të muzikës botërore do të mbajnë koncert online për punonjësit e shëndetësisë