Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nesër do të hapen vetëm bizneset që e janë në listën e publikuar në e-Albania pasi siç thekson dhe ai ka konstatuar se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapjen nesër.
Rama thotë se nga sot në mbrëmje do të jetë në e-Albania leja që i duhet bizneseve që lejohen ta kenë nga e marta për të punuar rregullisht.
Me ndryshimet në Kodin Penal tashmë dënimet për shkeljet janë të ashpra teksa Rama kujton se çdo biznes që hapet nesër dhe nuk është në listë do të ndëshkohet.
Rama gjithashtu ka folur dhe për bllokun e dytë të bizneseve që mund të hapen nga java tjetër 27 prill- 3 maj por kjo sipas tij do të vendoset duke parë ecurinë e COVID- 19 në vazhdim.
STATUSI NGA EDI RAMA
🔴 KUJDES!
🔴 KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
🔴 BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.
🔴 HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.
🔴 JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër🙏
*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)]