Trump/ Kina do përballet me pasoja nëse e ka lejuar me vetëdije përhapjen e koronavirusit

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e koronavirusit.

Mund të ndalej në Kinë para se të niste përhapja, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump dhe disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë akuzuar Kinën për mungesë të transparencës pas shpërthimit të virusit në Wuhan.

Këtë javë, Trump kishte pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pas akuzave për keqmenaxhim dhe fshehje të situatës në Kinë.

SHBA-ja dhe Kina janë përplasur për virusin ndërsa Trump ka fajësuar presidentin Xi Jinping për mosndërhyrje. Trump e ka quajtur “virus kinez” përhapjen e koronavirusit të ri në botë.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.

Artikulli i mëparshëm“Paralizimi” i sportit, kompanitë po ofrojnë baste mbi rastet e reja ditore me koronavirus
Artikulli i radhësMbretëresha anulon për herë të parë traditën e ditëlindjes