Barcelona do t’i shesë të drejtat e emrit të stadiumit për një vit që të gjenerojë para për luftën kundër koronavirusit.
Bordi ekzekutiv i klubit katalanas ka bërë me dije sot se do ta dhurojë shumën e gjeneruar në luftën kundër pandemisë global.
‘Camp Nou’ është stadiumi më i madh në Evropë me mbi 99 mijë ulëse.
Klubi i Barcelonës nuk e ka pasur asnjëherë ndonjë sponsor për emrin e stadiumit që prej hapjes së tij në vitin 1957.
“Ne duam të dërgojmë mesazh universal – për herë të parë është mundësia të vendosim një emër në ‘Camp Nou’ dhe të ardhurat do të dhurohen për ndihma, jo vetëm për Barcelonën”, tha zëvendës-presidenti Jordi Cardoner.
“Ne mendojmë se do të kemi një përgjigjje shumë të shpejtë”, shtoi ai.