COVID-19/ Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi shkon në 2017

0

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 127 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 2 mijë e 17.

Gjatë 24 orëve të fundit nga epidemia e Covid-19 në Turqi kanë humbur jetën 127 persona.

Ndërkaq gjatë periudhës së njëjtë janë kryer edhe 35 mijë e 344 teste dhe janë përcaktuar 3 mijë e 977 raste të reja të infektimeve.

Një total prej 11 mijë e 976 pacientësh, nga të cilët 1 mijë e 523 në 24 orët e fundit, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

Artikulli i mëparshëmNdahet nga jeta regjisori i Tomit dhe Xherrit
Artikulli i radhësIzolimi / Durimi i publikut në testim