I dënuari te 313-a pozitiv me COVID-19

0

Një i burgosur në burgun 313 ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Burime nga të sigurta nga burgu thanë se i burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh, ndërsa zyrtarisht lajmi nuk është ende i konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Më herët në këtë burg është konfirmuar një punonjës si i infektuar, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.

Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Emigrantët e kthyer përfundojnë karantinimin e detyrueshëm. Rezultojnë negativ
Artikulli i radhësBundesliga rikthehet më…