Pas dy ditëve të errëta për naftën bruto, çmimet e naftës po fillojnë të ringrihen përsëri të Mërkurën pasi Presidenti i Sh.B.A. Trump shkaktoi një zhurmë gjatë ditës së sotme, pas një postimi në Twitter, ku shprehej se ka urdhëruar Marinën e Sh.B.A.-ve që të ” qëllojë dhe shkatërrojë ” anijet luftarake iraniane nëse provokojnë anijet Amerikane.
Përsëri deklaratat e presidentit Trump arrijnë që të ngrenë cmimet e naftës, duke lënë madje të kuptohet edhe për një konflikt të mundshëm me Iranin.
Tensionet në ngushticën e Hormuzit, rruga kryesore e transportit të naftës së papërpunuar në botë, vazhdon të luajnë një rol të rëndësishëmnë tregjet, megjithëse një shumë më e vogël.
Mesazhi i Presidentit Trump vjen pas disa incidenteve të ndodhura në ujërat pranë bregdetit iranian, duke filluar me provokimet e një anijeje me flamur amerikan në 2 Prill nga anije patrullimi iraniane e armatosur rëndë, ndjekur kjo nga vendosja e raketave gjuajtëse në ishullin Qeshm të Iranit në po të njëjtën javë.
Ishte lëvizja e fundit e Iranit, megjithatë, që provokoi reagimin e Trump. Të mërkurën e kaluar, një grup prej 11 anijesh patrulluese iraniane kryen disa manovra “të rrezikshme dhe provokuese” pranë anijeve luftarake amerikane, duke ju afruar në një distance tepër të afërt luftëanijeve ameriake.
Qeveria e Iranit nuk është shprehur në lidhje me këto manovra të marines së saj, por nga ana e presidentit të SHBA-ve ka ardhur një reagim i ashpër i cili rrezikon të ndezë një vatër të re konflikti në Lindjen e Mesme.
Në një situate normale për tregjet botërore te naftës deklaratat e Trump mund të kishin çuar në qiell çmimet e naftës, por në situatën e sotme të mbingopjes së tregut, dhe kërkesës në nivelet më të ulta në histori, kjo deklaratë nuk pritet të ketë efekte afatgjata mbi çmimet e arit të zi.
Përshtati nga Bloomberg aktualitet.al