Përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakiç është shprehur kundër faktit që Kosova të shkojë në zgjedhje në këto kohë pandemie.
Rakiç theksoi se në këto çaste të vështira, të gjitha palët duhet të qëndrojnë së bashku.
“Sa i përket qëndrimit të Listës Serbe nuk jemi për zgjedhje në kohën e pandemisë, duhet të qëndrojmë së bashku. Po e përsëris, nuk jemi për zgjedhje të reja”, ka thënë Rakiç.