Paditet me $150,000 Jennifer Lopez sepse postoi në Instagram foton e saj

0

Sipas E!News, ndaj yllit të showbiz Jennifer Lopez u paraqit një kërkesë-padi lidhur me postimin e fotografisë së saj në Instagram. Sipas dokumenteve, fotoja është postuar më 22 qershor të vitit 2017. Në foto, shfaqet personazhi Harlee (Jennifer) në filmin “Shades of Blue”. E drejta e fotografisë i takon Steve Sands, i cili tashmë kërkon 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.

Sipas padisë, J.Lo dhe kompania e saj e produksionit nuk kanë marrë leje për ta postuar.

Nuk është hera e parë që Lopez paditet për postim të fotove të saja, pa lejen e fotografëve. Në tetor të 2019-s, dikush tjetër kërkoi 150,000 dollarë shpërblim.

View this post on Instagram

#Harlee

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Artikulli i mëparshëmKylie Jenner pa make-up dhe zbathur në rrugët e Beverly Hills
Artikulli i radhësSi ta mbrojmë fytyrën nga acarimi i maskave