Lira Gjika: “Kur fëmija bërtet që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni!”

0

Nga Lira Gjika/Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që ti plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni, sepse nuk do të zgjidhni gjë dhe çështë më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta. Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet. Duhet ti japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën. Prindërit duhet ti thonë: mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje. Kur fëmija pushon dhe kërkesa eshte e plotësueshme, plotësojani duke i thënë: “E shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë?”

Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen:- mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje-. Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar tu desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushoje së bërtituri. E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar ti vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrijë vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet. Kështu i mëson fëmijës të mendojë e të zgjedhe e të gjejë forcat e veta për tja dalë. Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjsimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit.

Artikulli i mëparshëmBE: Samiti i Zagrebit do të mbahen online më 6 maj
Artikulli i radhësCOVID-19/ Zbutja e masave? Çfarë duhet të mësojmë nga ‘Gripi Spanjoll’ i vitit 1918