Aktori amerikan Tom Hanks i shkruan një letër djalit 8 vjeçar australian i cili bullizohej në shkollë për shkak të emrit të tij Corona.
Djali emri i të cilit është Corona De Vries-raporton Bbc- i kishte shkruar një letër Hanks dhe bashkëshortes Rita Wilson kur ata ishin të shtruar në një spital në Queensland, pasi ishin infektuar me virusin: ’Kam dëgjuar lajmin që ti dhe bashkëshortja jeni sëmurë me koronavirus. Jeni mirë?’, kishte shkruar djali duke i treguar që në shkollë e quanin ‘koronavirus’. ’Trishtohem shumë kur më thërrasin kështu!, kishte shkruar De Vries në letër.
‘I dashur mik Corona i është përgjigjur Hanks: – Letra jote më ka mbushur me gëzim! Faleminderit që je një mik i mirë. Miqtë të bëjnë të ndjehesh mire kur je i trishtuar:
.
“Aktori dhe bashkëshortja u kthyen në SHBA, pas tre javësh qëndrimi në Australi, ku kishin shkuar për punë. Me këtë rast aktori i ka dhuruar të voglit një makinë shkrimi të markës Corona.