
“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!’, shkruan kreu i SHBA-ve.
Melania Trump feston ditëlindjen në këtë periudhë pandemie dhe vëmendjen e të gjithëve e ka rrëmbyer urimi i bashkëshortit të saj.
Presidenti i SHBA, e ka uruar partneren e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe duket se ai i ka bërë një urim të zakonshëm, pa i shprehur fjalë zemre.
Kujtojmë që çifti Trump u takuan për herë të parë në një javë mode në New York në vitin 1998.
Ata u fejuan zyrtarisht në vitin 2004, ndërsa martesën e bujshme e mbajtën një vit më pas, në të morën pjesë edhe Hillary dhe Bill Clinton.

Në vitin 2006, Melania u bë qytetare amerikane dhe është nëna e fëmijës së pestë të Trump, Barron William.