Katër kombinime shenjash që s’i lidh asgjë përveç kimisë fizike

0

Duhet të dini se ka kombinime shenjash që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin emocionalisht, por kur vjen puna tek kimia….Vëmendje!

Përputhja mes dy njerëzve sigurisht që kalon parashikimet e zodiakut, por hidhini një sy kombinimeve më poshtë dhe më pas jeni të lirë të kundërshtoni sa të doni.

1. Dem + Akrep

Thonë se të kundërtat tërhiqen, për më tepër kur një Dem dhe një Akrep bëhen bashkë. Çfarë i bashkon këto dy shenja është dëshira e zjarrtë për njëri tjetrin. Edhe pse në fillim të lidhjes nuk keni lidhje të fortë emocionale kimia do t’ju shpëtojë.

Demi është i hapur për dëshirat dhe nevojat e tyre. Kjo në fillim i intrigon Akrepin, por ndodh që ata të mërziten shpejt…

2. Binjakë + Peshore

Kur dy shenja ajri bëhen bashkë, skenari i parë që na vjen në mendje është një lidhje që lundron në det të qetë. Me kalimin e kohës, emocionet zbehen dhe njëri nis të ndjejë çfarë po i mungon nga tjetri.

Gjithashtu kujtoni sa e mërzitshme është të rrish gjithë kohës me dikë të ngjashëm me veten. Prandaj, kimia e fillimit dhe tërheqja fizike ka shanse të zbehet me kalimin e kohës.

3. Gaforre + Dash

Një shenjë Uji dhe Zjarri si Gaforrja dhe Dashi mund të kenë kimi të paparë fillimisht. Gjithsesi, mos shpresoni shumë për një lidhje afatgjatë sepse me kalimin e kohës për këtë çift bëhet e vështirë ta kuptojnë njëri tjetrin.

Mund të kaloni direkt në zënka dhe e humbisni durimin sa hap e mbyll sytë.

4. Peshqit + Peshore

Peshorja njihet si shenja më romantike e zodiakut, kurse nga ana tjetër kemi Peshqit, një tjetër romantikë pa shpresë! Edhe pse kanë disa gjëra të ngjashme, një Peshore nuk mund t’i japë Peshqve sigurinë emocionale që kërkon për një kohë të gjatë.

Ajo çfarë i mban bashkë është tërheqja fizike, por dhe kjo zbehet kur Peshorja kupton që hapësira personale po i “kërcënohet” nga pasiguritë e Peshqve.

Artikulli i mëparshëm“Periudha ku po jetojmë, një moment kritik në historinë e njerëzimit”- Ekspertët: Po sikur COVID-19 të mos jetë kërcënimi ynë më i madh?
Artikulli i radhës“Krizën do ta përballojmë bashkë”, Tritan Kalo shpërthen ndaj politikanëve: Po fitimet tuaja, ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave a do t’i ndani me ne?