COVID – 19 në Turqi/ Arrestohen 400 persona për publikimin e postimeve provokative në internet

0

Mbi 400 persona kanë rënë në prangat e policisë turke për shpërndarjen e lajmeve dhe përmbajtjeve provokative të lidhura me pandeminë e COVID-19.

Ministri i Brendshëm turk njoftoi ditën e sotme se në 42 ditët e fundit, janë marrë në shqyrtim 6,362 llogari në rrjete sociale.

Prej tyre, janë identifikuar 855 të cilët kishin shpërndarë postime provokative ndërsa 402 persona u arrestuan.

Autoritetet kanë nisur një operacion për evidentimin e këtyre personave të cilët shpërndajnë informacione të rreme me qëllime dashakeqëse duke përhapur panik tek qytetarët.

Deri më tani Turqia ka shënuar mbi 2,800 viktima dhe rreth 110,000 të infektuar në të gjithë vendin.

Artikulli i mëparshëmMimi Kodheli tregon se ç’profesion do të provojë pas karantinës
Artikulli i radhësVasili reagon ashpër pas analizës së deputetit të PS-ës për uljen e pagave të mjekëve dhe pensioneve