Pentagoni pranon për herë të parë ekzistencën e Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara (UFO)

0

UFO (shkurtim i Unidentified Flying Object) është një objekt fluturues i paidentifikuar. Të hënën, Pentagoni publikoi tre video të pilotëve të Marinës Amerikane, të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara. Pentagoni i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

“Pamjet u publikuan për të qartësuar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” – thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrojtjes.

Duhet thënë se për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte që lëvizin me shpejtësi të çuditshme. Dy video i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër, ndërsa një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Shënohet viktima e 30-të në Shqipëri, ndërron jetë 50-vjeçari nga Tirana
Artikulli i radhësPronari e plagos punonjësin në mes të Tiranës pas konfliktit për “pagën e luftës”