
Teksa në vendin tonë u rihapën disa biznese këtë të hënë pasi qeveria liroi disa nga masat e marra për shkak të COVID-19, ende nuk dihet se kur do të fillojnë punën restorantet dhe baret.
Përmes një video që ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kryeministri Edi Rama sqaron edhe pse-në që sipas tij ka hapja e restoranteve dhe e bareve, ndërsa ai thekson se ato nuk janë hapur ende askund.
“Një shpjegim i thjeshtë për rrezikun e Fazës 2 dhe posaçërisht për psenë e rrezikut më të madh të restoranteve e të bareve, që ende nuk janë hapur askund!
🔴 SJELLJA INDIVIDUALE MBETET GARANTI NUMËR 1 I FAZËS 2”, thekson Rama.