Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati ka reaguar ashpër sot për një kontratë që qeveria ka propozuar për miratim. Bëhet fjalë për portin e Porto Romanos që përveç naftës dhe hidrokarbureve të tjera tashmë merr edhe të drejtën e ngarkim shkarkimit të mineraleve duka ia hequr këtë Portit të Durrësit. Bushati thotë se ky është një tjetër favor që u bëhet oligarkëve duke iu dhënë pasuri shtetërore. Bushati u ka kërkuar kolegëve deputetë të PS-së që të mos e votojnë këtë propozim të qeverisë ndërsa bëri thirrje për ndarjen e politikës nga oligarkia.
“Është momenti për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar ku oligarkët e shpërthejnë politikën.
Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri pa një procedurë, pa ligj, në një situatë të vështirë. Dua ta filloj me një lutje për ju kryetar. Jam dakord me fjalët që mbajtët në fillim të seancës. Në rast se di t’i qëndrojmë fjalëve tuaja do ju lutesha mos ta votojmë këtë kontratë që ti japim kohë aktorëve shtetërorë të bëjë analizën e duhur. Nuk kemi tagër të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re.
Me këtë kontratë të synohet që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb subjekti. Ne sot duhet të kishim këtu një projekt vizibiliteti. Unë jam një njeri që besoj të idealet. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe t’ia japim privatit. Nuk kanë pse shqiptarët të paguajnë taksa për të çuar postën atje, doganierin etj. Le ta bëjë privati këtë nëse e do.
Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. Niveli i penetrimit në politikë dallon nga fuqia e institucioneve. Interesin e publikes duhet të mbrojmë në kryetar. Ne na kanë votuar në 2013 dhe kemi thënë do ti anulojmë koncesionet. Është momenti për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar ku oligarkët e shpërthejnë politikën”, – tha Bushati. Në fund socialistët e votuan propozimin e qeverisë me vetëm 13 vota kundër.