Një Kishë e vogël është vënë nën hetim për shitjen për rreth 100 dollarë të një shishe me “vaj pastrues hyjnor” që sipas saj kuron koronavirusin.
Kisha e Mbretërisë në Camberwell ka nisur shitjen e kësaj shisheje të vogël dhe një litari të kuq dhe deklaron se ato do të mbrojnë besimtarët nga koronavirusi nëse e zjejnë atë në ujë të nxehtë apo lyejnë një peshqir me vajin dhe marrin frymë përmes tij.
Autoritetet për Standardet e Tregtisë kanë nisur menjëherë një hetim për këtë çështje, por mediat raportojnë se Kisha vazhdon ende shitjen e këtyre produkteve.
Peshkopi i kishës, Wiseman shkroi në një postim se njerëzit do të mbroheshin duke e mbuluar veten me vajin hyjnor të mbrojtjes nga murtaja dhe duke lidhur litarin e kuqe rreth trupit.
“Kjo është arsyeja pse unë dua t’ju inkurajoj, nëse nuk e keni bërë tashmë, për të marrë pajisjet tuaja të mbrojtjes hyjnore !”, shkruan peshkopi.