Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen për rolin e rëndësishëm të mediave të pavarura dhe të besueshme në Shqipëri dhe mbarë botën. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Soreca deklaron se liria e shtypit është një e drejtë e cila i përket secilit prej nesh dhe se i mbështesim gazetarët dhe punonjësit e mediave që, me gjithë rreziqet shtesë që vijnë nga COVID-19, po vazhdojnë punën
“Në #DitënBotëroretëLirisësëShtypit, ne riafirmojmë fuqimisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rolin e rëndësishëm të mediave të pavarura dhe të besueshme në #Shqipëri dhe mbarë botën. Liria e shtypit është një e drejtë e cila i përket secilit prej nesh. Ne i mbështesim gazetarët dhe punonjësit e mediave që, me gjithë rreziqet shtesë që vijnë nga #COVID19, po vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme në rrethana të vështira, duke i dhënë një zë më të cenuarve dhe mbajnë pushtetin përgjegjës”, shkruan Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.