COVID-19 mund të përshpejtojë arritjen e pikut të kërkesës për naftë. Bursa për datën 4 Maj 2020

0

Deri tre muaj më parë, industria e naftës po i mbante shpresat e saj në industrinë e aviacionit, krahas industrisë petrokimike, për një rritje të vazhdueshme të kërkesës për naftë për të paktën edhe për një dekadë tjetër. Sidoqoftë, industria e aviacionit mori një goditje gati-vdekjeprurëse nga pandemia e koronavirusit, e cila shtyu për një afat të pacaktuar të gjitha planet për zgjerimin e flotave të tyre për në vitet e ardhshme. Linajt ajrore dhe prodhuesit e avionëve nuk presin që trafiku global të kthehet në nivelet e vitit 2019 edhe për disa vjet të tjera, ndërsa transportuesit ajrorë janë të vendosur të nxjerrin jashtë përdorimit avionët më të vjetër, më të mëdhenj, dhe më pak të efektshëm sa i takon konsumit të karburantit më herët sesa ishte planifikuar.

Kjo mund të shpejtojë mbërritjen e kërkesës së pikut për naftën, duke marrë parasysh që kërkesa për karburant jet, edhe pse zë një pjesë të vogël të kërkesës për naftë, pritej të ishte shtytësi kryesor i rritjes së kërkesës për naftë gjatë dy dekadave të ardhshme, së bashku me industrinë petrokimike.

Tani kriza në industrinë e aviacionit ka ngritur supozimin se rritja e kërkesës së karburantit jet mund të ngadalësojë kulmin e kërkesës për naftë për të paktën edhe një dekadë e gjysmë.

Investimet nga linjat ajrore do të vazhdojnë të bëhen për të rritur sa më shum efikasitetin e karburantit tա avionëve, tha CEO i Boeing Dave Calhoun për CNBC këtë javë.

“Zëvendësimet nuk do të jenë uniforme pasi linjat ajrore do të përqendrohen në më të vjetrat dhe më pak të efektshmet për ti nxjerrë nga përdorimi” u tha Calhoun analistëve në konferencë e deklarimit të rezultateve tremujore të Boeing të Mërkurën.

Përkundër faktit se kërkesa e përgjithshme e karburantit jet përfaqëson rreth 8 përqind të kërkesës vjetore globale ‘normale’, kërkesa për karburant jet u prit gjerësisht të mbështesë rritjen e kërkesës për naftë gjatë dekadës tjetër në të paktën, edhe për shkak se kerkesa per karburant jet nuk kërcënohet nga elektrifikimi ashtu sic po kërcënohet transporti rrugor.

Por kriza globale që vjen pas pandemisë, krizës në industrinë e aviacionit dhe pritjet që njerëzit dhe kompanitë mund të ndryshojnë përgjithmonë sjelljen e tyre në një botë post-virus, po i rrëzojnë të gjitha supozimet e mëparshme. Një rregullim i plotë i industrisë së aviacionit dhe një ndryshim i qëndrueshëm në zakonet dhe modelet e udhëtimit ajror me të vërtetë mund të shpejtojnë ardhjen e kërkesës së pikut të naftës.

Bursa për datën 4 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA191.00+ 10.75
DIESEL185.00+ 8.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmSPAK sekuestron dokumentet te Ministria e Shëndetësisë dhe asaj të Mbrojtjes
Artikulli i radhësShqipëria e fundit në rajon për pagesat direkte gjatë pandemisë. Rajoni: Rritje pensionesh, drita e ujë falas deri në daljen nga gjendja e jashtëzakonshme