I “penduari” Klevis Alla nis rrëfimin e serisë kriminale të Durrësit

0

Klevis Alla është ‘zbërthyer para’ grupit hetimor, pasi ka treguar detaje për ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë. Ai ka deklaruar se me Viktor Haxhinë nuk kanë pasur konflikte, por e kanë vrarë për të mos lënë dëshmitar. Ndërsa, Besmir Haxhia është ekzekutuar, pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.

“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, ka deklaruar Klevis Alla para policisë.

Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Mësohet se 5 mln eurot e grabitjes në Rinas janë bërë shkak për 4 ekzekutimet në Durrës.

Artikulli i mëparshëmFSHF tjetër letër për qeverinë: Ky është protokolli, kërkojmë bashkëpunim
Artikulli i radhësTronditet Bundesliga: Rezultojnë pozitivë me koronavirus 36 lojtarë nga 10 klube