Gjermani/ Mbi 7200 të vdekur nga COVID-19. 168 mijë të infektuar në total

0

Gjermania është një nga shtetet europiane, të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Në shtetin gjerman, deri tani janë shënuar 7275 të vdekur nga Covid-19.

Ndërsa, numri i të infektuarve me koronavirus, deri në këto momente në Gjermani ka shkuar në 168 162 individë.

Në të gjithë botën, deri tani janë regjistruar 265 116 viktima nga Covid-19.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në të gjithë globin ka shkuar në 3 822 295 persona.

Të shëruar nga virusi deri tashmë kanë shkuar 1 303 793 persona. Numri i të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 ka ardhur në rënie gjatë ditëve të fundit.

Artikulli i mëparshëmIndi/ Raportohet për 8 të vdekur pas një rrjedhje gazi. Qindra të tjerë në spital
Artikulli i radhësChampions League në gusht: Ja kur do të luhet Juventus-Lyon