Pas kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim online me Komitetin Teknik të Ekspertëve për situatën me Covid-19, vjen një reagim i ashpër nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu thekson se qeveria “fshihet” mbas Komitetit te eksperteve, dhe ky i fundit hesht para saj. Sipas demokratit, kryeministri vazhdon në rolin e shurdh-memecit ndaj disa pyetjeve strategjike.
MESAZHI I SHEHUT
Qeveria “fshihet” mbas Komitetit te eksperteve, ai hesht para Qeverise!
Ndersa Kryeministri edhe sot i “shqetesuar per nje vale te dyte”, vazhdon ne rolin e shurdh-memecit ndaj disa pyetjeve strategjike, ky Komitet duhet te jape disa shpjegime teknike per ato:
1- Pse ne vendin tone ne menyren me absurde nuk lejohen laboratoret e pajisura te realizojne ekzaminimet per zbulimin virusal, duke u hermetizuar vetem ne IShP? Pse ky Komitet nuk i shpjegoi qe keshtu pengohet direktiva test, test, test duke shtuar edhe rrezikun e “vales se dyte”, ne nje kohe qe kjo procedure po thjeshtohet kudo?
2- Qeveria ne menyren me anti shkencore, e anti ligjore ndalon forcerisht laboratoret te realizojne egzaminimet imunologjike per te percaktuar anti trupat IgM, IgG apo dhe IgA, duke e “mbyllur” gjithecka ne QSUT, gje qe bllokon check e dyfishte, vleresimin e metodave, masivizimin e procedures e duke na ekspozuar ndaj “vales se dyte”. Dikush ne ate Komitet duhej tja thoshte se saktesia shkencore rritet me diversifikimin e operatoreve, vecanerisht per kete analize te thjeshte, te realizueshme ne nje shumice te laboratoreve per te tre metodikat e saj, e pa demshme per qytetaret dhe e pa rrezikshme per personelin e tyre. Aktualisht kudo po shfrytezohen te gjitha kapacitetet e mundeshme, deri te ato veterinare e farmacite per kete, ndersa tek ne…!
3- Pse ky Komitet nuk i shpjegoi domosdoshmerine e perdorimit te maskave ne ambjentet publike, vecanerisht ne kete periudhe “hapje, pikerisht edhe si mbrojtje ndaj “vales se dyte”? Ne nje kohe qe kudo ky proces po kondicionohet me detyrimin e perdorimit te maskave, me sigurimin e shperndarjen e tyre nga strukturat shterore, tek ne Qeveria hesht; se paku ky Komitet teknik duhet te beje publik nje opinion!
Qeveria deklaron se vendos Komiteti edhe per vendimet strategjiko-politike; Komitetit hesht edhe per opinionet teknike, perfundimi…ne vend numuro!!