OBSH ngre alarmin e frikshëm: Mund të infektohen deri në 44 milionë qytetar

0

Kreu i OBSH në Afrikë, Matshidiso Moeti ka paralajmëruar se nëse në këtë kontinent masat dështojnë atëhere brenda vitit të parë të COVID-19 do të ketë 190 mijë viktima.

Në fakt ky paralajmërim bazohet në një studim i cili ka marrë për bazë një zonë prej 1 miliardë banorësh të 47 shteteve së bashku dhe parashikon që mund të infektohen 29- 44 milionë qytetarë brenda vitit të parë.

Deri tani gjithë Afrika është infektuar nga COVID-19, përveç Lesothos kurse kryesimin e mban Afrika e Jugut me 8 mijë e 200 raste si dhe 160 viktima. Më shumë viktima ka Algjeria 483.

Por problemi sipas OBSH qëndron tek vendet më të populluara të Afrikës që po marrin masa lehtësuese si Nigeria, Bregu i Fildishtë apo edhe Afrika e Jugut.

Artikulli i mëparshëmKonfirmohet/ OBSH: Tregu i Wuhan ka luajtur rol në përhapjen e COVID-19, duhet hetuar më tej
Artikulli i radhësRikthimi i futbollit, nesër zhvillohet takimi i parë Ministri-FSHF!