Mark Clattenburg e pranon: Messi më bëri të ndryshojë mënyrën e arbitrimit

0

Mark Clattenburgut i duhej të ndryshonte mënyrën se si arbitronte që në takimin e parë me Lionel Messi.

Gjyqtari anglez ka zbuluar se në momentin që ai ishte në fushën e njëjtë me argjentinasin në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, atij i është dashur të ndryshojë filozofinë  e punës së tij.

Clattenburg kishte mbetur i befasuar nga ajo çfarë kishte parë, pasi Messi ishte i pandalshëm në atë takim.

“Për herë të parë kur arbitrova në ndeshjen që luante edhe Messi, isha i shokuar, ai është gjeni”, ka thënë gjyqtari.

“Barcelona po luante kundër PSG-s dhe unë isha afër Messit në momentin që driblonte dhe thosha: “Zoti i madh, kjo është e pabesueshme”.

“Kur arbitron, duhet të ndjekësh topin. Me të (Messin), ju mund të humbni topin, imagjinojeni si është për mbrojtësit”.

“Unë u deshte që të ndryshoja filozofinë e arbitrimit tim dhe mënyrën se si të ndiqja topin. Ai ishte shumë i lëvizshëm dhe ishte e vështirë të kisha topin nën vëzhgim gjatë gjithë kohës”.

Image: PA

“Kundërshtarët ose e shkelmonin atë, ose e mbanin nga fanella, ndryshe në atë ndeshje ai ishte i pandalshëm”, ka shtuar më tej Clattenburg.

Gjyqtari ka vlerësim të lartë edhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ka pasur disa takime në Premier Ligë dhe kur ishte te Real Madridi në Ligën e Kampionëve, duke e portretizuar atë si një lojtar të kalibrit të lartë.

Artikulli i mëparshëmUnitedi kërkon mbrojtës tjetër. Ekzistojnë shqetësime për formën e Lindelof
Artikulli i radhësGjërat që i ndodhin lëkurës tuaj kur ndaloni grimin për një muaj