
Milani thuhet se ka refuzuar ofertën prej 30 milionë euro të Paris Saint-Germain për Ismael Bennacer.
Sipas le10sport, klubi nga Ligue 1 ka bërë një ofertë për mesfushorin algjerian, mirëpo ajo është refuzuar menjëherë nga Rossonerët.
Skuadra italiane u ka bërë me dije parisienëve se ajo shumë nuk mjafton, derisa Leonardo është i vendosur që të transferojë ish-anëtarin e Empolit.

Milani kishte paguar 16 milionë euro për të transferuar nga Empoli në verën e kaluar, derisa lojtari po kalon nëpër një formë të lartë.
Ai ka bërë 23 paraqitje për Kuqezinjtë në këtë sezon, duke u bërë shumë shpejtë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.
Milani po kërkon 40 milionë euro për 22-vjeçarin derisa PSG mund të ofrojë pesë milionë më shumë nga oferta e kaluar.