Barcelona është e vendosur që të transferojë në këtë verë Lautaro Martinezin, mirëpo Interi kërkon shumë për ta lënë lojtarin të largohet.
Nëse skuadra katalunase nuk arrin të sigurojë shërbimet e argjentinasit, atëherë do të rikthejnë interesimin për Timo Wernerin e Rasenball Sport Leipzig.
Por, Liverpooli është favorit për të transferuar sulmuesi gjerman, pasi edhe ai e do kalimin në Anfield Road.
Leipzig është i gatshëm që të shesë Wernerin, derisa kërkon mbi 70 milionë euro për kartonin e tij.
Mundo Deportivo bën të ditur se Barcelona do të bëjë çmos që të transferojë gjermanin, mirëpo vetëm nëse ka dështuar t’i sigurojë shërbimet e Martinezit.
Interi kërkon dy lojtarë si Antoine Griezmann e Artuo Vidal dhe një shumë rreth 70 milionë euro për ta lënë atë të largohet nga Giuseppe Meazza, gjë që Barcelona refuzon ta bëjë.