Numri i viktimave si pasojë e stresit, ankthit dhe depresionit për shkak të pandemisë së koronavirusit është rritur në SHBA.
Lajmi është konfirmuar nga një studim i kryer nga Well Being Trust dhe Qendra Robert Graham për Studime të Politikave në Mjekësinë Familjare dhe Kujdesin Parësor.
Mësohet se rreth 75 mijë persona në SHBA kanë humbur jetën nga droga, alkooli dhe vetëvrasjet.
Studimi, parashikon se vdekjet e shkaktuara nga ankthi, stresi dhe pasojat psikologjike të krijuara pas pandemisë së koronavirusit, mund të variojnë nga 27 mijë e 644 persona, duke hamendësuar një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike, në 154 mijë e 37 persona, sipas një skenari negativ.
Studiuesit shprehen se vdekjet si pasojë e krizës së krijuar mund të parandalohen, nëse ndërmerret një veprim kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës.
“Do jetë një numër i lartë qytetarësh amerikan që do humbin jetën për shkak të drogës, alkoolit dhe depresionit, nëse nuk realizohet diçka menjëherë”, thekson studimi.
“Vdekjet si pasojë e depresionit përgjatë dekadës së fundit kanë qenë gjithmonë në rritje, por duke pasur parasysh kontekstin aktual të situatës të krijuar nga Covid-19, numri i viktimave nga depresioni do të jetë akoma më i madh”, citohet më tej nga raporti.
Kujtojmë se 8.7 milionë njerëz kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 në SHBA.
Vetëm në shtetin e Nju Jorkut, janë konfirmuar pozitiv rreth 1.283.929 persona dhe 26 mijë e 535 viktima si pasojë e koronavirusit.