
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të një filiali i një banke të nivelit të dytë, Florant Nako.
Nako duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.
Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit. Mësohet se ka qenë vetë banka ajo që ka denoncuar drejtorin e filialit.
35-vjeçari u arrestua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”.