Zgjedhorja/ Grupi i punës mblidhet në tryezë të përbashkët, pjesëmarrësve iu matet temperatura. OSBE: Mundësuam anën logjistike

0
Gjiknuri 1

OSBE ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit të sotëm të grupit të Punës të Këshillit Politik që është mbledhur sot rreth një tryeze ndryshe nga hera e fundit. Salla e mbledhjes që ejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues janë siguruar nga OSBE.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues”, deklaron OSBE.

foto galeri
Artikulli i mëparshëmSi do të dalim nga kjo krizë?
Artikulli i radhësNdërpritet mbledhja e grupit të Punës për reformën zgjedhore, debate të forta mes Gjiknurit dhe Vasilit