Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga e shtuna, 16 maj. Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën disa kushte.
Disa prej tyre kanë të bëjnë me fazat e regjistrimit, përcaktimi i numrit të pushuesve në zona të caktuara, largësia etj.
Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje
-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë
-Distanca minimale midis akseve të ccadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave
-Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.
-Do të shiten vetëm produkte të paketuara
-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.
-Nuk do të ketë tryeza në lokale
-Punonjësit do të mbajnë maska
-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.
-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.