Kryeministri Rama prezanton projektin për ndërtimin e dy lagjeve të reja në Tiranë dhe Durrës

0

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe arkitetët italianë Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, kanë prezantuar dy planet për dy lagje të reja në Tiranë dhe në Durrës, përkatësisht pranë lumit të Lanës në kryeqytet dhe zonës së Spitallës në qytetin bregdetar.

Rindërtimi i këtyre lagjeve, të cilat kryeministri Rama i konsideroi si lagje tërësisht të reja, vijnë pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

“Duhet të diskutojmë dy plane me rëndësi të veçantë për vendin dhe në funksion të rindërtimit, planin vendor të zonës së parë në Bashkinë e Tiranës ku do të ngrihet faktikisht një lagje e re dhe planin vendosur të zonës 4, zonës së Spitallës në Durrës ku përsëri do të ngrihet një lagje e re”, tha kryeministri Edi Rama.

Artikulli i mëparshëmSerie A ndeshje çdo tri-katër ditë për t’i bërë vend Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve
Artikulli i radhësBalla: Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, për kompanitë e huaja: Synon të mbushë boshllëqet e krijuara nga koronavirusi në ekonomi