Moderatorja e “Ditë për ditë” në Tv Klan zbulon lajmin që askush nuk e priste…

0
This image has an empty alt attribute; its file name is -640-0-5ebd50475d57b.jpg

Prej muajsh nuk e kemi parë në daljet e saj publike, në studiot televizive apo në evente të ndryshme, sepse me sa duket ka pasur një arsye të fortë shkëputjeje! Një nga vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar dhe prezantuesja e disa formatave televizive është në prag të ndryshimit të statusit të saj: do të bëhet nënë për herë të parë!

Të kuptohemi, statusin civil e ka ndryshuar prej disa muajsh, pasi nuk është më beqare! Alba dhe Migeni, njeriu që i ka “rrëmbyer” zemrën janë martuar në tetor të vitit që lamë pas. Ndërsa, donin që dashuria e tyre të shtohej me frytin e saj, Zoti thotë Alba nuk vonoi, por jua plotësoi dëshirën! Ata do të bëhen për herë të parë prindër të një vajze, në fillim të muajit qershor.

Në një intervistë për Class, prezantuesja zbulon detaje që nuk i dinim nga pritja e ëmbël, tek zgjedhja e emrit të bebit, martesa dhe planet për rikthimin në televizion!

Alba, urime për shtatzëninë! Si po e përjeton pritjen e ëmbël?

Faleminderit! Po e përjetoj si çdo vajzë që bëhet nënë për herë të parë. E lumtur, në ankth dhe në pritje.

Në çfarë muaji të shtatzënisë je?

Jam në muajin e nëntë dhe presim lumturisht një vajzë. Sigurisht që ka pasur dhe vështirësi sidomos të përjetosh tërmete, pandemi e karantina në muajt më të bukur për një femër. Megjithatë, ia kemi dalë më së miri dhe mezi pres të kem në krahë të voglën tonë.

Je e lumtur në këtë fazë të jetës?

Patjetër që jam e lumtur, duke qenë se gjithçka ishte e planifikuar dhe erdhi në kohën më të bukur për ne.

Bebi është sigurisht fryt i dashurisë me partnerin tënd aktual. Na thuaj diçka më shumë rreth tij, nëse mund të na zbulosh detaje nga njeriu që të ka “rrëmbyer” zemrën?

Unë dhe partneri im Migeni, aktualisht bashkëshorti, jemi së bashku prej gati tre vitesh dhe le të themi që kemi ndjekur etapat sipas radhës dhe kemi marrë kohën tonë për çdo veprim. I kemi bërë gjërat kur i kemi ndjerë pa u ndikuar nga asnjë rrethanë. Në maj të 2019-ës ne u fejuam dhe në tetor jemi martuar. Ndërkohë kishim të dy dëshirë të bëheshim prindër dhe Zoti na bekoi me një vajzë që gëzon shëndet të plotë. Besoj se kaq mjafton që të jemi të lumtur e të plotësuar. Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Megjithatë duke qenë se jam drejt fundit, vendosa ta ndaj me ju këtë lajm që sigurisht për mua është më i bukuri. Dhe pse vetë jam person publik kjo nuk do të thotë që duhet të bëja publik dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, siç është në këtë rast bashkëshorti. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmendura.

I ke përfunduar blerjet për bebin besojmë?

Kam përfunduar gjithçka, duke qënë se jam në javët e fundit. Aktualisht jam 36 javëshe dhe gjërat janë bërë gati gjatë gjithë këtyre muajve.

Ndërkohë, planet me televizionin si i ke?

Momentalisht jam shkëputur për shkak të shtatzënisë, por rikthimi do të ndodhë në një moment të dytë pasi kuptohet që parësore dhe më e rëndësishme për mua është vajza jonë.

Kur pritet të lindë fëmija?

Pritet të lindë së shpejti, besojmë në fillim të qershorit. Deri atëherë, vazhdojmë të presim me ankth dhe lumturi.

Keni menduar për emrin?

Po, ia kemi zgjedhur që në muajin e katërt, por preferojmë ta mbajmë të fshehtë deri sa të lindë dhe më pas do t’jua themi dhe juve./Class

Artikulli i mëparshëmPandemia rrit çmimin e miellit në vend me 15%
Artikulli i radhësDOKUMENTI/ Erion Veliaj bëhet gati të shembë Teatrin Kombëtar