Revolucioni 2020/21 i Napolit ka nisur me kohë, por goditjet e dimrit Rrahmani-Petagna nuk janë të vetmet: Gattuso prêt përforcime në krahët e sulmit duke parë largimin e sigurtë të Mertens e Callejon, që mund të kthehet në Spanjë. Emri i parë në listën e drejtorit sportive Giuntoli është Jeremie Boga, profil që i pëlqen shumë edhe Milan.
Pas një sezoni të parë pozitiv, u ble nga Chelsea në 2018 për 3,5 milionë euro, 23 vjecari francez është konfirmuar edhe këtë vit: përpara ndalesës, 24 ndeshje në kampionat, katër assist e tetë gola, një konfidencë me portën që i intereson shumë Gattusos.
Sassuolo e vlerëson lojtarin 20 milionë euro, të kaltrit (që kishin kontaktuar menaxherin që në dhjetor) janë përpara Milan që tani është i shpërqendruar nga cështja Rangnick. Në gjithë këtë sfidë duhet menduar edhe mundësia Chelsea, që ka të drejtën e riblerjes për 16 milionë, por që nuk duket i interesuar për ta rimarrë lojtarin.