Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) reagoi pas urdhrit për mbylljen e RTV ORA.
Në një mesazh thuhet se ata janë të shqetësuar për këtë urdhër.
“ECPMF është e shqetësuar me urdhrin për mbylljen e RTV ORA në Shqipëri për shkak të ‘mosrespektimit’ të masave të Covid-19. Derisa të mbledhim më shumë info, lexoni raportin tonë për Shqipërinë,” thuhet në mesazh.
“Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV ORA”.
Ndërkohë raportet e këtyre viteve të fundit nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë shprehur shqetësimin se liria e medias në vend po njeh vetëm përkeqësim.
Situata u bë më e vështirë gjatë pandemisë, ndërsa sot mbërriti edhe ky urdhër.