Tjetër fasoneri e infektuar në Durrës, PD: Fajtor Edi Rama

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia thotë se Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u tregua e “e pacipë që ua hodhi fajin qytetarëve për numrin e rritur për të dytën ditë radhazi të të infektuarve me COVID.

“E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Dhe është krejt e qartë se ka vetëm një përgjegjës për infektimin dhe përhapjen nga fasoneritë! Ai është Edi Rama e jo qytetarët! Për shkak të natyrës së punës në fasoneri, është e pamundur shmangia e kontaktit me të tjerët! Edi Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve të tyre.

Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i coi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij. Rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut” – thotë Spahia.

Artikulli i mëparshëmKy është shteti i parë europian që shpall zyrtarisht fitoren ndaj pandemisë
Artikulli i radhësTeatri/ A i trembet Edi Rama burgut? Pse nuk e firmos vetë kryeministri vendimin për shëmbje