Ndeshje çdo 72 orë dhe udhëtime brënda ditës, La Liga pret rinisjen më 12 qershor

0
35017

Ndeshje çdo 72 orë dhe udhëtime me çarter për të evituar qëndrimin në hotel për skuadrat që do të luajnë në transfertë. Janë këto dy pikat e reja që i shtohen planit të La Liga për t’u kthyer në fushë më 12 qershor.

I

Protokolli i është dorëzuar qeverisë spanjolle, që sipas mediave në vend pritet të japë dritën jeshile për rinisjen e kampionatit. Federata dhe Liga spanjolle e futbollit marrin përsipër shpenzimet e klubeve për udhëtimet me çarter dhe ato të hoteleve ku do të qëndrojnë derisa të luhet ndeshja. Kjo do të thotë se asnjë ekip nuk do të kalojë natën në hotel, por do të kthehet sërish pas sfidës.

Artikulli i mëparshëmBuka, nën kërcënimin e çmimeve të larta dhe burimeve të furnizimit
Artikulli i radhësBerberi 77-vjeçar sherr me policinë: Nuk e nuk e njoh qeverinë dhe nuk e mbyll dyqanin