Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.
E ulur këmbëkryq në rrugën Myslym Shyri dhe në shenjë revolte ndaj qeverisë, Kryemadhi u pyet nëse do të mbajë fjalën dhe nuk do të amnistojë krimet e pushtetit të socialistëve. Kryemadhi ka dhënë një përgjigje të pazakontë.
“Jam këtu për të protestuar aq sa kam mundësi të bëj sot. Unë do ja ha veshin Edi Ramës kaq po u them” – tha Kryemadhi.