Vetëvrasja kohët e fundit e një mjekeje në Nju Jork ka rikthyer vëmendjen tek vështirësitë që ka sjellë pandemia tek personeli mjekësor. Ndërsa po tregojnë vendosmërinë e tyre në detyrë, dy mjeke ndanë me Zërin e Amerikës barrën e paimagjinueshme që kanë mbi supet etyre në përballjen me koronavirusin dhe vdekjet që ato nuk kanë qënë në gjendje të parandalojnë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti sjell më shumë hollësi.
Edhe pse punon në Nju Jork, epiqendra e betejës me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, mjekes Ruchita Gandhi nuk i dridhet zëri.
“Ajo që shohim çdo ditë në spital me kolegët e mi, të ndrydh shpirtin. Si në departamentin e urgjencës, ashtu edhe në njësinë e kujdesit intensiv. Po përballemi me diçka që ne nuk e kuptojmë 100 përqind se si ta trajtojmë, çfarë na shton irritiminm sepse duam të dimë si ta trajtojmë.”
Doktoresha Rotem Friede:
“Jemi shumë të zënë dhe kemi shumë pacientë.”
Stresi e ka shoqëruar atë gjatë gjithë kohës.
“Është shumë e vështirë, familjet sjellin të dashurit e tyre në urgjencë dhe mund të mos i shohin ata për javë të tëra. Ata presin me padurim nga shtëpia për një lajm të mirë, të frikësuar nga një telefonatë e kobshme.”
Mjekja Friede punon në spitale të vogla në Pensilvani dhe në Nju Jork. Të dy shtetet po hapen me ndalësi për bizneset.
“Vendi duhet hapur dhe ekonomia të rimëkëmbet. Por nga ana tjetër, shikoj atë që ndjemë në spital, që është frika për një raund të dytë si ky. Është një shqetësim i madh nëse do të kemi pajisjet dhe shtretërit apo personelin mjekësor për të trajtuar një goditje tjetër pas kësaj.”
Dr. Friede udhëton dy orë për të punuar me orar të zgjatur në spitalin Montefiore në Nju Jork. Kur kthehet në shëpi ajo përpiqet të çlirohet ndërsa bën dushe të nxehta. Ajo e pranon se ka probleme për të balancuar jetën në shtëpi me burrin dhe tre fëmijët.
“Është e vështirë. Nuk them se është mirë.”
Burri i Dr. Gandhit është mjek psikiatër. Me një të shikuar ai e kupton gjenjen e gruas së tij sapo ajo futet brenda.
“Në disa raste, gjëra të thjeshta si përkëdhelja, kur shikojmë sëbashku ndonjë komedi apo dëgjojmë muzikë qetësuese. Nuk flas për punën dhe përpiqemi të ndjekim në televizion diçka që na bën të qeshim.”
Nga një familje me prejardhje nga India, ajo thotë se suksesi e ka ndjekur. I tillë ishte edhe rasti kur bisedoi me fëmijët e një gruaje 98 vjeçareje që mjekja mendonte se po vdiste. Ajo thotë se mrekullia ndodhi.
“Pacientja e provoi se unë e kisha gabim. Ishte një ndjesi e mrekullueshme që kisha gabuar në një rast të tillë. Kjo grua ishte një luftëtare.”
Mundësia për një buzëqeshje i gëzon punonjësit e shëndetësisë edhe pse të mbuluar nga maska mbrojtëse.