Protestë edhe në Prishtinë kundër diktatorit të Tiranës

0

“Teatri është gracka, ku diktatori kapet si laraska”. – Kështu lexon pankarta e një nga protestuesve të mbledhur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në solidaritet me protestat në Tiranë.

Dhjetëra qytetarë të Prishtinës u mblodhën në orën 17:00 në protestën e paralajmëruar nga artistët.

Me shprehjen “Unë jam Teatri” protestuesit mbështën përpjekjet tre vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe “shprehën indinjatën e tyre për arrogancën e pashoqe dhe kundërshtimin për veprimin e Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Tiranë.”

Më herët Teatri Kombëtar i Kosovës vendosi të anulojë shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri” në shenjë zie për shembjen e Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Artikulli i mëparshëmSulm me bombë molotov pranë parlamentit në Tiranë. Policia në vendngjarje (FOTO)
Artikulli i radhësBizneset ‘shqetësohen’ për planin e karantinës për udhëtarët