Dhuna barbare/ Hoqën numrat e identifikimit, policia nuk reagon

0
Policët pa numra identifikimi në protestë, Lleshaj: Pse ju duhen ...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministri Edi Rama dhe Policia e Shtetit u përballën me kritika të shumta gjatë ditëve të fundit, për shkak se refuzojnë të pranojnë apo kritikojnë dhunën e ndodhur të dielën gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Disa mendojnë se policët individualisht mbajnë përgjegjësi morale dhe penale për veprimet që ata i konsiderojnë të paligjshme, ndësa të tjerë dyshojnë se dhuna policore mund të ketë qenë e paramenduar dhe e përdorur si strategji për të diskurajuar popullsinë të bashkohet me protestën.

Sokol Bregu, një gazetar kronike që zakonisht nuk bën komente, e quajti dhunën të pakuptimtë.

“Teatri është një gjë, një luftë mes dy principesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme,” shkroi Bregu, duke argumentuar se dhunën e së dielës nuk e ka rastisur më parë në 24 vjet eksperiencë si gazetar.

Ai po i referohej një ngjarjeje pasdreken e së dielës, shumë orë pasi shtyrjet mes protestuesve dhe policisë kishin përfunduar, kur policia iu afrua një grupi të rinjsh që ishin ulur në rrugë për të protestuar dhe i ngriti ata me forcë. Videot e publikuara më vonë treguan se policia i sulmoi ata pa ndonjë arsye.

Sjellja e policisë është vënë gjithashtu në pikëpyetje për shkak se një pjesë e forcave të dislokuara në protestë kishin numrat e identifikimit të hequra nga uniformat dhe fytyrat e mbuluara me maska.

Një zëdhënës i policisë nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se pse policia kishte hequr numrat e identifikimit por episodi krijoi hapësirë për spekulime, se ky veprim mund të jetë kryer për të penguar një hetim të mundshëm mbi dhunën.

Artikulli i mëparshëmFlet biznesmeni/ Shkëlqim Fusha pranon se do ndërtohen kulla (VIDEO)
Artikulli i radhësVettingu në polici, ‘ngec’ drejtuesi i Forcës Lëvizëse Operacionale