Wuhan-i në Kinë ndalon ngrënien e kafshëve të egra për shkak të pandemisë – vendimi do të jetë në fuqi për pesë vite

0

Qyteti kinez, Wuhan ka ndaluar ngrënien e kafshëve të egra, një praktikë që besohet të ketë shkaktuar pandeminë e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, vendimi i ri hyri në fuqi më 13 maj dhe do të qëndrojë në fuqi për pesë vjet.

Ekspertët në Kinë thanë në janar se virusi ka gjasa të jetë transmetuar tek njerëzit nga kafshët e egra të shitura në një treg në qytetin e 11 milionë banorëve.

Tregu “Huanan” që besohet të ketë shkaktuar shpërthimin global, u mbyll më 1 janar, pas krizës shëndetësore.

The law forbids the consumption of all wild animals on land as well as endangered and protected wild aquatic species. In the file photo taken on January 5, 2004, workers collect civets in Xinyuan wildlife market to prevent a possible spread of SARS in Guangzhou

Provinca kineze Hubei me kryqytetin Wuhan, miratoi një ligj në muajin mars, për të ndaluar ngrënien e kafshëve të egra, përfshirë ato që rriten nga njerëzit.

Në shkurt, qeveria qendrore e Kinës bllokoi të gjithë tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra me një ligj të përkohshëm.

No organisations or individuals are allowed to produce, process, use or conduct commercial operations with wildlife or wildlife products which are banned by the document, officials say

Tregtia e përgjithshme e kafshëve të egra të Kinës është me vlerë rreth 520 miliardë yuan (57miliardë funte), sipas një raporti qeveritar nga 2017.

Artikulli i mëparshëmProtesta/ Budina: SPAK të hetojë tentativën e vrasjes së artistëve
Artikulli i radhësVazhdojnë takimet në Presidencë/Ambasadorja amerikane dhe ai gjerman takohen me Ilir Metën