Gazmend Kapllani nuk lë gjë pa thënë kundër “kryeregjimtarit”

0

Nuk janë vetëm shkrimtarja Elvira Dones, prezantuesi Adi Krasta, por radhët e figurave publike që nuk afishohen dot më (pa bërë pis fytyrën e tyre) si mbrojtës së Edi Ramës pas ngjarjeve të fundit, shtohen përditë. I fundit është shkrimtari shqiptar me banim në SHBA dhe anëtari i Këshillit të diasporës, Gazmend Kapllani. Më parë kur u largua nga Athina drejt Amerikës, Kapllani romanet e të cilit janë botuar në shumë gjuhë të botës, nuk linte rast pa shigjetuar kritikët e kryeministrit. Pak më shumë se një vit më parë ai vërente se Ramën e urrejnë gjith e gjith opozita dhe 25 gazetarë.

Në një status në Facebook Gazmend Kapllani shkruante: “E kuptoj qe politika është e ngatërruar shumë në Shqipëri, se është me lehte te fitosh Lotarinë Amerikane se sa të zgjedhësh mes të mirës dhe te keqes. Por kur arrin ne një pike ku opozitën nuk e kupton asnjë vend në botë – përveç Beogradit, Moskës dhe ndoshta Koresë së Veriut si edhe 23-25 gazetareve Shqiptare që urrejnë Edi Ramin me shume se sa tetanosin – atëherë ka ardhur koha qe te organizohet një proteste paqësore me një kërkese të papare ne historinë politike te botes: të japë dorëheqjen opozita.

Gazmend Kapllani
Por qëndrimet e tij nuk përfundojnë këtu. Si shkrimtar ai kishte mbrojtur Ornela Vorpsin pas sulmeve që iu bënë asaj kur tha se Rama ishte një artist që kishte mahnitur Parisin. Ai e kishte quajtur edhe Fatos Lubonjën një të lajthitur që urren Edi Ramën dhe që duhet të dalë në pension si Dino Xofi.

Por pa u mbushur një vit, Edi Rama ia ka arritur të ‘lajthisë” edhe vetë mbrojtësin e tij të djeshëm, Gazmend Kapllani. Shumëkush nga shtypi opozitar e quajti dikur të shitur tek pushteti që e emëroi në Këshillin e Diasporës. Por shkrimtari Kapllani po dëshmon edhe njëherë se është rob i bindjeve të tij që kur është bindur për mëkate e kryeministrit nuk mbetet peng po e thotë fjalën e tij pa droje. Ai sot nuk nguron ta etiketojë ‘kryeregjimtarin” tonë si ‘Mashtrues të dhunshëm:”Ka disa kohe tashme ne Enveristan qe jo vetem gazetat pro regjimit por edhe vete kryeregjimtari yne tregojne imazhe te dhunes policore ne vende te Perendimit per te perligjur ose paralajmeruar veprime te dhunshme te policise se regjimit ne Shqiperi. .. Nese shihni nje politikan apo pushtet qe fillon dhe perligj zullumet e veta me shprehjen “keshtu bejne edhe te tjeret” atehere keni te beni me nje mashtrues te dhunshem…”

Artikulli i mëparshëmAkuza e fortë e Metës: Rama po punon për lobin pro-serb në SHBA
Artikulli i radhësGreqia rihap ishujt për turizëm, kryeministri Mitsotakis: Vizitorët i presim nga 15 qershori