
Pavarësisht se një polic u arrestua dhe akuzohet për vrasjen e George Floyd, trazirat në SHBA nuk po ndalen. Teksa qytetet më të mëdha po përfshihen në protesta, Pentagoni ka ndërmarrë hapin e rrallë, duke urdhëruar ushtrinë që të jetë gati.
Sipas Fox News, ushtarët e dy bazave të mëdha në Nju Jork dhe Karolinën e Jugut janë bërë gati për ndërhyrje.
Ajo mund të dalë në rrugët e SHBA për herë të parë që prej vitit 1992, kur shpërthyen trazirat e famshme në Los Angeles.
Epiqendra e protestave është Mineapolis. Një protestues 19-vjeçar u vra mbrëmjen e shkuar në Detroit. Policia tha se e vrau atë pas krismave mbi turmë.
Trazirat nisën pas arrestimit të një personi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën pasi një polic i vendosi këmbën në qafë për disa minuta. “Nuk mund të marr frymë,” tha Floyd, para se të ndërronte jetë.







