Barcelona i thotë ‘jo’ Juventus për Ansu Fati

0
Ansu Fati

“E pamundur!”: kjo është përgjigjia që Barcelona i ka kthyer Juventus në lidhje me kërkesën për të përfshirë Ansu Fati në tratativën për Miralem Pjanic.

Lajmin e ka bërë të ditur Mundo Deportivo: e përditshmja katalanas, duke cituar burime brenda klubit blaugrana, thekson barrierën e ngritur nga Barça mbi sulmuesin spanjoll me origjinë nga Guinea, mbi të cilin kërkon të ndërtojë të ardhmen, duke marrë në konsideratë moshën e tij (17 vjec, i lindur 31 tetor 2002) dhe përcaktimin se është i përzgjedhuri.

Kjo tratativë e bllokuar, nëk do të thotë se ndërpret gjithashtu bisedimet për Pjanic, për të cilin katalanasit vazhdojnë të insistojnë, të fortë edhe në dëshirën e shprehur nga boshnjaku.

Refuzimi i marrë nga Arthur për transferimin në Torino (lojtar që blaugrana do e kishin sakrifikuar pa problem për të arritur tek) ka vendosur mes klubeve një lloj suspance, që Barcelona po mundohet ta zhbllokojë me kartonët e Dembele e Semedo.

Sigurisht, pretendon Mundo Depertivo, në këtë pikë e sigurtë është vetëm refuzimi për shitjen e Ansu Fati.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19: Rezultate inkurajuese të “anakinra”-s për trajtimin kundër COVID-19
Artikulli i radhësKategoria Superiore, RTSH bën kërkesë për të hapur “ekranin”