Bayern Munich vazhdon të marshojë e qetë drejt titullit kampion.
Rekordmenët e Gjermanisë fituan me rezultatin 5-0 në shtëpi ndaj Fortuna Dusseldorfit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.
Lexo edhe: Moderatori i njohur largohet nga drejtimi i emisionit. Shkak bëhen konfliktet me drejtuesit
Rezultati i këtij takimi u zhbllokua pas 15 minutave, kur goditja e Benjamin Pavard u devijua nga Mathias Jorgensen, për të përfunduar në rrjetë.
Pavard doli në skenë përsëri në minutën e 29’, duke dyfishuar avantazhin e bavarezëve. Pas Pavard, koha ishte që Robert Lewandowski të merrte spektaklin në dorë. Polaku theu mallkimin e tij ndaj Dusseldorf, duke shënuar në minutën e 43’. Kurse, për 4:0 polaku shënoi sërish në minutën e 50’.
Rezultatin final e vendosi mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonse Davies, duke shënuar dy minuta pas Lewandowskit.
Me këtë fitore, Bayern shkëputet në vendin e parë me 67 pikë të grumbulluara, 10 më shumë sesa Dortmundi i vendit të dytë.