Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti i rëndë e ndodhur në mesditë në qytetin e Vlorës, ku një i ri humbi jetën si pasojë e goditjes nga skrepi në vendin e punës.
Sipas burimeve nga terreni 25 vjeçari që ka humbur jetën është është Jaup B.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.
Ai është 29-vjeçari, Bujar C. nga Librazhdi i cili po merret në pyetje në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, ku një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, aksidentoi të riun.